Flakë makinës së ish-nëpunësit bashkiak

Jun 11, 2011 | 11:01

BELSH – Shpërthen në flakë makina e ish-shefit të Financës në Bashkinë e Belshit. Persona ende të paidentifikuar nga policia kanë djegur gjatë natës së të enjtes mjetin tip “Benz” me targë EL 4113 C, në pronësi të shtetasit Veli Dervishi, ish-shef i Financës në Bashkinë e Belshit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të një nate më parë, kub si për çdo natëb pronari i mjetit e parkonte atë shumë pranë qendrës së qytetit. Zëdhënësja e Policisë, Valbona Begu, deklaron se “Veli Dervishi i ka pohuar grupit hetimor se ka thuajse rreth një muaj e gjysmë që është larguar nga detyra si shef i Financës në Bashkinë e Belshit, pas një konflikti që ka pasur me ish-kreun e kësaj Bashkie, Arif Tafani, motivet e të cilave Dervishi nuk i ka rrëfyer deri më tani”. Gjithsesi, ai shpreh bindjen se nuk ka pasur asnjë lloj konflikti deri në përmasa të tilla me asnjë person, ndërsa Policia edhe një herë konfirmon faktin se Veli Dervishi nuk është qytetar problematik. Aktualisht, pas lënies së punës në Bashki, ai ka filluar një punë tjetër, atë të financierit në “Union Bank”. Gjithsesi, Policia ka marrë në pyetje edhe shumë persona të tjerë në qytetin e Belshit dhe po punon për të sqaruar rrethanat e zjarrit në mjetin e financierit, si dhe kapjen e autoreve.              m.s

© Panorama.al

Te lidhura