Flaka Krelani tregon sensualitetin në bregdetin amerikan

Sep 9, 2012 | 11:41

Me siguri ka filluar t’ju mungojnë këngët rock, të cilat i sillte çdo vit këngëtarja e njohur kosovare Flaka Krelani! Tani ajo gjendet në Shtetet e Bashkuara, së bashku me disa miq në kuadër të një projekti me të cilin po punon për të fituar financiarisht, për shkak se prej muzikës, të cilën e kultivon prej vitesh, ajo fiton shumë pak. Atje ajo nuk bën këngë, por punon në disa projekte Ndërkohë i është dhënë rasti të shijojë edhe bregdetin amerikan, së bashku me mikeshat e saja, duke dashur të tregojë edhe sensualitetin e saj. Kështu ajo ka postuar disa foto të reja në Facebook, sa për të shuar kureshtjen dhe për të treguar se Amerika mund t’i ndryshojë njerëzit, ndërkohë që për disa është ëndërr e paprekshme! Kënga e fundit, e realizuar para disa kohësh, është në duet me Mc Kreshën dhe Rina Avdylin, këngë që u prit shumë mirë nga publiku. Urojmë që pas kthimit nga Amerika, Flaka të fillojë përsëri të merret me muzikë…

© Panorama.al

Te lidhura