Fjolla Morina e lidhur me sheik në Dubai? Këngëtarja rrëfehet për jetën private dhe zbulon datën e dasmës: Ishalla s’bëhem pishman! Kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën

Nov 28, 2024 | 9:56
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Fjolla Morina, pas ndarjes me sherr e konflikte nga ish-burri Fisnik Syla, duket se ka gjetur paqen në jetën private. Ajo ka rrëfyer se është e dashuruar dhe shumë shpejt do të martohet.

fjolla morina5

Ndërsa është përfollur se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën është sheik në Dubai. Por, Fjolla Morina u shpre se ai është nga shqiptar, por që ka bizneset në Emiratet e Bashkuara.

Këngëtarja u shpreh se kanë caktuar datën e lindjes së saj, 15 prill, për t’u martuar dhe se dasma do të jetë gjigande.

Fjolla Morina rrëfeu se është e lumtur, duke shtuar se “ishalla nuk bëhem pishman dhe ndahem”.

“Është biznesmen, nuk jeton këtu jeton jashtë shtetit, në Dubai. Shqiptar është, por me biznese në Dubai. Martesa është shumë shpejt. Vitin tjetër e kemi lënë nga muaji prill, ishalla nuk bëhem pishman, nuk ndahem me të (qesh). Për ditëlindjen e kam lënë, më 15 Prill. Kam pak kohë që jam në një lidhej me të, ky djali më do shumë, por tani nuk i dihet.

Do të bëjmë dasmë gjigande, kështu më ka thënë. Më ka thënë që do dasmë gjigande, me tupana. Jam shumë e lumtur, unaza do të jetë speciale”, tregoi këngëtarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura