Fjalimi i Mit Romnejt, më i dobëti që kur nisën sondazhet

Sep 4, 2012 | 12:10

Fjalimi i Mit Romnejt gjatë pranimit të nominimit si kandidati zyrtar për të garuar për Presidencën amerikane kundër Barak Obamës në zgjedhjet e 6 nëntorit, ka marrë pëlqimin më të vogël krahasuar me fjalimet e mëparshme të kandidatëve republikanë, tetë prej tyre, që kur nisi sondazhi “Gallup” në vitin 1996. Sipas “Gallup”, vetëm 38 për qind e cilësuan të mirë apo të shkëlqyer fjalimin e Romnejt. Fjalimi i Barak Obamës në vitin 2008 ka marrë 58 për qind të mbështetjes, ndërsa fjalimi i Xhon Mekejn u pëlqye nga 47 për qind e votuesve në vitin 2008. Në përgjithësi, rezultati i “Gallup” ishte se Konventa Republikane kishte pak apo aspak ndikim te synimet e njerëzve për të votuar.

© Panorama.al

Te lidhura