Zbardhja e vendimit, PS: Kolegji shkeli afatet

Jun 6, 2011 | 16:20

TIRANE- Partia Socialiste denoncoi sot shkeljen e afateve nga ana e Kolegjit Zgjedhor lidhur me zbardhjen e vendimit të marrë tri ditë më parë, ku u rrëzua kërkesë padia e PS-së.

Përfaqësuesit ligjorë të PS-së, Damian Gjiknuri dhe Eridjan Salianji ishin në ambjentet e Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit, për tu informuar lidhur me çështjen.

Gjiknuri tha se “kemi një shkelje nga Kolegji Zgjedhor, vendimi duhej të zbardhej brenda tri ditëve”

Sipas tij vetëm nga zbardhje e vendimit do të kuptonin se pse u mor ai.

“Ata që marrin përsipër standartet e të tjerëve duhet të respektojnë standartet e tyre”- tha Gjiknuri

Kolegji Zgjedhor rrëzoi tri ditë më parë padinë e Partisë Socialiste, ku kjo e fundit kërkonte shpalljen të pavlefshëm, të vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara.

Me vendimin ne fjale, u la në fuqi rezultati i dalë nga KQZ për Tiranën ku u shpall fitues me 81 vota kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Lulzim Basha.

© Panorama.al

Te lidhura