Fiton PSG-ja, tani minus 3 nga Montpelie

May 3, 2012 | 13:48

Paris Saint-Germanin ka fituar 2-0 përballjen e mbrëmjes së djeshme ndaj Saint-Etienne, duke iu afruar kryesueses Montpelie tanimë me tri pikë. Këta të fundit barazuan të martën në mbrëmje në fushën e tyre me Evian dhe tani kanë 73 pikë, përkundrejt 70 të PSG-së. Pas tyre vjen Lila me 68 pikë, e cila fitoi në transfertë mbrëmë ndaj Nisës. Një fitore të rëndësishme arriti edhe Bordoja në fushën e vet, 2-0 ndaj Renë. Kjo humbje i ka kushtuar Renës vendin e katërt në renditje, i uzurpuar tashmë nga Lioni, i cili fitoi 4-1 ndaj Valensien. Një fitore mjaft të vuajtur pas 13 rezultatesh jo pozitive mori mbrëmë edhe Marseja. Një gol i Liok Remisë i dha fitoren skuadrës së Deshamp ndaj Nasisë në fushën e vet. Në tri takimet e tjera, Ajacio mundi 2-1 Shosonë, Kaen fitoi 1-0 me Lorinet, ndërsa Brest barazoi pa gola me Tuluzën.

© Panorama.al

Te lidhura