Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka uruar sot besimtarët mysliman për festën e Fitër Bajramit.
Gjatë një vizite në Komunitetin Mysliman, Rama shprehu urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë shqiptarë për këtë ditë të shenjtë në kalendarin islam.
Në Selinë e Komunitetit Mysliman Kryetari i PS u mirëprit nga kryetari i këtij komuniteti Haxhi Selim Muça, ndërsa ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Linda.











