Firmoset emërimi i Spahisë si sekretar i Përgjithshëm

Jul 27, 2012 | 11:27

Bardh Spahia

Fatmir Konja ndihmës i Presidentit për mediat.

Presidenti i ri i vendit, Bujar Nishani, ka pasur dje një dite pune normale, me takime me stafin e ngushtë me të cilin do të punojë në këto pesë vite. E reja e ditës së djeshme ishte emërimi zyrtar i Bardh Spahisë si sekretar i Përgjithshëm i Presidencës, post të cilin gjatë pesë viteve të kaluara e ka mbajtur Aleksandër Flloko. Emërimi i Spahisë erdhi një ditë pasi me vendim qeveria ai u lirua nga detyra e zv.ministrit të Shëndetësisë, të cilin e mbante prej vitit 2009. Ndërkohë, burime nga ky institucion bëjnë të ditur se i gjithë stafi politik që ka punuar me ish-presidentin Bamir Topi ka dhënë tashmë dorëheqjen. Gjatw ditës sw djeshme kreu i shtetit firmosi edhe emërimin e Fatmir Konjws si ndihmës pwr marrwdhwniet me mediat. Dy ditë më parë, gazeta zbuloi edhe emrat e këshilltarëve të Nishanit. Florjan Nuri, i cili ka punuar gjatë këtyre viteve me Presidentin Nishani gjatë kohës që ai ka qenë ministër i Brendshëm dhe i Drejtësisë, do të jetë në pozicionin e shefit të kabinetit. Një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i kreut të shtetit, i cili lë detyrën në Ministrinë e Brendshme dhe shkon në Presidencë, është princi Leka II. Trashëgimtari i fronit mbretëror do të asistojë kreun e shtetit sa u takon çështjeve politike.

© Panorama.al

Te lidhura