
Ekspertët e ODIHR-it japin rekomandimet e para për reformën.
Dy ekspertët e OSBE/ODIHR, Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, japin konsideratat e tyre lidhur me punën e bërë nga Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në një material të paraqitur anëtarëve të këtij Komisioni, rreth kapitullit të financimit të fushatës zgjedhore, ata shprehen se përmirësimet që u janë bërë neneve të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit përfitojnë nga buxheti i shtetit ato parti që në zgjedhjet e kaluara kanë marrë 0,5 për qind të votave, kanë sjellë një barazi të duhur. “Ndryshimet përmbajnë një përmirësim të dispozitave mbi financimin e fushatës, pasi ato zbusin pabarazitë në formulën mbi fondet publike në fushatën zgjedhore dhe shfrytëzimin e rezultateve të zgjedhjeve të qeverisjes vendore për formulën e shpenzimeve të fondeve publike në fushatën për zgjedhjet vendore. Sidoqoftë, pjesë të tekstit në nenet përkatëse mund të qartësohen më tej, si dhe mbeten të patrajtuara rekomandimet e mëparshme të OSBE/ODHIR-it dhe të Komisionit të Venecias mbi publikimin e dhurimeve dhe shpenzimeve të fushatës gjatë periudhës së fushatës dhe mbi ndalimin e përdorimit të burimeve publike”, thuhet në opinionin e dy ekspertëve të OSBE/ODIHR-it. Dy rekomanduesit kërkojnë më shumë transparencë sa u takon financimit të partive politike. Për këtë ata kërkojnë që shpenzimet e fushatës të deklarohen çdo javë të saj, dhe jo në përfundim të zgjedhjeve. “OSBE/ODHIR-i ka rekomanduar më herët që të jepen konsiderata për ndryshime të dispozitave në Kod për të parashikuar deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partitive politike gjatë vetë fushatës. Ndryshimet nuk e trajtojnë këtë rekomandim. Rekomandohet të përfshihet në Kod një afat që të përcaktojë se kur duhet të dorëzojnë subjektet zgjedhore listën e kërkuar të dhuruesve”, thuhet në rekomandim. Sipas tyre, ndryshimet e bëra nuk pasqyrojnë rekomandimin e bërë nga OSBE/ODIHR-i. “Paragrafi 88 i opinionit të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it të 2011-s, rekomandon të përfshihen në nenin 91 të Kodit dispozita që detyrojnë pjesëmarrësit në zgjedhje të publikojnë çdo javë (p.sh. nëpërmjet faqes së tyre të internetit apo të KQZ-së) shpenzimet e tyre gjatë periudhës së fushatës. Ndryshimet nuk e trajtojnë këtë rekomandim. Rekomandohet që të vendoset detyrimi për subjektet zgjedhore që të publikojnë raporte periodike mbi shpenzimet e fushatës gjatë periudhës së fushatës”, shprehen dy ekspertët e OSBE-ODIHR-it.
Rekomandimet e monitoruesit të ODIHR
. Dispozitat për zgjedhjet vendore
Rekomandohet që neni 87/3 të qartësohet, për të shprehur në mënyrë specifike nëse shpërndarja e fondeve publike bazohet në rezultatet e zgjedhjeve për legjislativin vendor apo të atyre për ekzekutivin vendor. Nëse bazohet në këtë të fundit, duhet marrë parasysh nëse është me vend aplikimi i pragut prej 0.5 për qind.Rekomandohet që nenet 87 dhe 87/1 të rishikohen më tej nga ligjvënësi dhe të vlerësohet nëse teksti për “zgjedhjet e qeverisjes vendore”, që është shtuar në nenin 87/3, duhet shtuar në vend të përshtatshëm edhe në nenin 87 dhe 87/1, për t’u siguruar që nuk ka boshllëqe të qëllimta në dispozitat mbi financimin publik të fushatës për zgjedhjet vendore.
.Transparenca e financimit të fushatës
OSBE/ODHIR-i ka rekomanduar më herët që të jepen konsiderata për ndryshime të dispozitave në Kod, për të parashikuar deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të partive politike gjatë vetë fushatës. Ndryshimet nuk e trajtojnë këtë rekomandim. Rekomandohet të përfshihet në Kod një afat, që të përcaktojë se kur subjektet zgjedhore duhet të dorëzojnë listën e kërkuar të dhuruesve.Paragrafi 88 i opinionit të përbashkët të Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it të 2011-s rekomandon të përfshihen në nenin 91 të Kodit dispozita që detyrojnë pjesëmarrësit në zgjedhje të publikojnë çdo javë (p.sh. nëpërmjet faqes së tyre të internetit apo të KQZ-së) shpenzimet e fushatës së tyre gjatë periudhës së fushatës. Ndryshimet nuk e trajtojnë këtë rekomandim.
Rekomandohet që të vendoset detyrimi për subjektet zgjedhore që të publikojnë raporte periodike mbi shpenzimet e fushatës gjatë periudhës së fushatës..Ndalimi i përdorimit të burimeve publike
Të qartësohen saktë në Kodin Zgjedhor, nisur dhe nga opinioni i përbashkët i 2011-s, rastet e “marrjes në punë, pushimit nga puna, lirimit, lëvizjes dhe transferimit në detyrë” të nëpunësve publikë gjatë zgjedhjeveNjë ndryshim në nenin 88.2 përfshin brenda përcaktimit të “burimeve njerëzore” “përdorimin e detyruar dhe të organizuar brenda orarit mësimor të nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.” Ky është një ndryshim pozitiv, që ka qëllim të trajtojë një praktikë të fushatës, e cila ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara.
.Burimet private të financimit të fushatës
Rekomandohet që të vendoset një tekst shtesë në nenin 87/1.d, që të qartësojë se kriteret për marrjen e një kredie private për financimin e fushatës duhet të jenë në përputhje me kriteret që përcakton neni 89..Saktësia e terminologjisë
Nenet nga 86 deri ne 92 duhen shqyrtuar dhe rishikuar ku është e nevojshme, në mënyrë që të jenë të qarta në Kodin Zgjedhor identiteti dhe forma ligjore e përfituesve të financimeve publike për zgjedhjet. Duhet të jetë mjaft e qartë se cilat janë entitetet apo personat juridikë që kanë të drejtë të përfitojnë fonde publike për fushatën zgjedhore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, përderisa neni 2(20) përkufizon një “subjekt zgjedhor” si “partitë politike, koalicionet dhe kandidatë të propozuar nga zgjedhësit, ashtu si edhe kandidatë për kryetarë për organet e qeverisjes vendore”.
Topalli priti dy ekspertët
Dy ekspertët e OSBE/ODIHR, Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin, u pritën pak javë më parë në Tiranë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke falënderuar përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin dhe mbështetjen dhënë Shqipërisë për reformën elektorale, Topalli vlerësoi përfundimet e Raportit të ODIHR-it, që i cilësoi zgjedhjet e fundit “kompetitive dhe transparente”. dhe shtoi se baza e reformës zgjedhore do të jenë 53 rekomandimet e ODIHR-it.
Komentet rreth Kodit
Komentet e bëra nga dy ekspertët e OSBE/ODIHR kishin të bënin me nenet 86-92 të Kodit Zgjedhor, e pikërisht me kapitullin e financimit të fushatës zgjedhore të partive. Sipas marrëveshjes së bërë me Kuvendin e Shqipërisë, dhe në mënyrë më të drejtpërdrejtë me Komisionin e posaçëm të Reformës Zgjedhore, dy ekspertët do të japin opinionet e tyre për çdo kapitull duke i lënë detyra konkrete anëtarëve të Komisionit për t’i pasqyruar në paketën e re të reformës.
ARISTIR LUMEZI
© Panorama.al











