Filmi pornografik i “Monroe” shitet lirë, vetëm 280 mijë $

Aug 8, 2011 | 16:23

Një video porno e aktores Marylin Monroe (6 munita) u shit për më pak nga ç’kishte menduar poseduesi i saj, Mikel Barsa. Në ankandin që u mbajt në Buenos Aires, video doli në ankand me çmimin fillestar 500 mijë dollarë. Ofertat erdhën nga SHBA, Norvegjia dhe Japonia, përkatësisht 280, 260 dhe 250 mije dollarë.

Sipas poseduesit të videos, spanjollit Mikel Barsa, arsyeja pse video nuk mundi të shitej më shumë sesa 280 dollarë, është fakti se ka dyshime lidhur me faktin nëse gruaja në video është vërtetë aktorja Marylin Monroe apo një tjetër.

Mëgjithatë, sipas disa studiuese ajo mund të jetë vërtetë aktorja, pasi sipas tyre, në kohë kur është xhiruar, mes viteve 1946 -1947, Monroe ishte në përpjekje të vazhdueshme për të hyrë në botën e kinemasë.

© Panorama.al

Te lidhura