Fillon operacioni “fshesa” te Flamurtari, jashtë planeve 70% e lojtarëve

Jun 10, 2023 | 22:56
SHPËRNDAJE

Vetëm 30% e lojtarëve që mbyllën sezonin do të qëndrojnë në Vlorë. Drejtuesit dhe trajneri janë dakordësuar për disa emra, që janë tashmë pjesë e projektit të ri. Ishte klubi që i bëri propozimet dhe Emiljano Çelës shprehu pëlqimin.

FLAMURTARI

I pari në listë është Oliveira, por edhe Juri, Xhonatan dhe Fernando. Me të tre të parët kanë nisur negociatat zyrtarisht për rinovimet. E njëjta gjë vlen edhe për Silue, mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë.

Ka edhe emra të tjerë në këtë listë që janë në plane. Në klub janë të dyzuar edhe për disa titullarë dhe lojtarë, që dikur kanë pasur peshë në skuadër. Jemi duke folur për Ribajn dhe Bicajn. Ndërsa zyrtarisht kanë ikur Flores, Igor, Luis Karlos, Pedro, Mensah, Bylykbashi, Vitija, por edhe portieri Kuka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura