Refuzohet ekstradimi në Itali i Fatmir Kajollit

Jun 11, 2012 | 20:57
Fatmir Kajolli, këshilltari republikan në Fier

FIER- Gjykata e Fierit ka refuzuar akstradimin e biznesmenit dhe përfaqësuesit të PR-së në Këshillin Bashkiak të Fierit, Fatmir Kajolli drejt Italisë.

Kajolli, i cili është në arrest shtëpie, është arrestuar vetëm pak kohë më parë nën akuzën për trafik droge.

Gjykata e Fierit tha sot se janë gjetur parregullsi në letër- porosinë e për ekstradimin. Sipas saj në këtë letër- porosi nuk ka vendime të Gjykatës së Milanos, por vetëm një vendim të Gjykatës së Romës. Sipas Gjykatës, kërkesa për ekstradim ka qenë për dy vendime gjykatash.

Sipas të dhënave nga dosja që prokuroria i ka paraqitur gjykatës deklarohet se, gjatë viteve 2000-2001, grupit të strukturuar kriminal, ku akuzohet se bënte pjesë dhe Kajolli, i është kapur dhe sekuestruar 14 kilogramë heroinë qe ishte transportuar nga Shqipëria drejt Italisë. Ndërsa në vitin ’98 u kapën në Milano 6 kg heroinë dhe 1 kg kokainë, për të cilën sërish u akuzua Fatmir Kajolli.

Kajolli ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 40 vite burg nga dy gjykata italiane për trafik droge.

© Panorama.al

Te lidhura