Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Fier në rrethana ende të pasqaruara. Mëoshet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit, ku kanë mbetur të plagosur shtetasit, Bledar Seneja, 31 vjeç dhe Mariglen Nani, 35 vjeç.
Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin e Fierit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka një version lidhur me ngjarjen, ndërsa është në vendngjarje ku ka nisur hetimet.
© Panorama.al











