FIER- Persona ende te paidentifikuar, te armatosur e me maska kane grabitur nje argjendari ne Fier.
Ngjarja ka ndodhur ne mesdite ne lagjen “Kastriot”, prane qendres se qytetit. Sipas te dhenave te para, mesohet se autoret e maskuar, e kane qelluar me tyten e armes shitesin e me pas kane realizuar grabitjen.
Me pas ata jane larguar nga vendngjarja duke perdorur nje motor. Policia ka nisur hetimet, evidentimin e demtit te shkaktuar dhe punen per identifikimin dhe kapjen e autoreve.
© Panorama.al











