FIER- Leva e Arkimedit drejt zhvillimit e ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha arsimin, duke premtuar se do te behet gjithcka per te, nxenesit dhe mesuesit ne vend.
Deklarata eshte bere nga qyteti i Fierit, ku kryeministri ka inaguruar një investim prej 178 milione lekesh ne gjimnazin “Janaq Kilica”.
Sipas Berishes “arsimimi mbetet ‘Leva e Arkimedit’ për të vendosur Shqipërinë në grupin e vendeve të zhvilluara”.
Kjo shkolle, sipas Berishes i shtohet zinxhirit të shkollave dhe kopshteve të ndërtuara gjatë këtyre viteve në mbarë vendin. Shkolla është pajisur me klasa dhe laboratorë të standarteve europiane.
© Panorama.al











