FH: Shqipëria, më larg kandidaturës për në BE

Jun 6, 2012 | 9:50

“Kombet në Tranzicion 2012” është raporti më i ri i organizatës Freedom House, i cili analizon zhvillimet demokratike në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe në Euroazi.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti nuk njeh asnjë përmirësim, duke thënë se viti i trazuar politik e ka zhvendosur vendin edhe më larg kandidaturës për në Bashkimin Evropian.

Freedom House thotë se zgjedhjet lokale janë karakterizuar me shkelje të mëdha, duke kujtuar këtu edhe vendimin gjyqësor për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth kryebashkiakut të Tiranës.

Gjyqësori në Shqipëri, sipas raportit, është përkeqësuar me ndikimin politik, ashtu si edhe me vrasjen e një gjykatësi (duke iu referuar këtu ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomit në Vlorë)  për herë të parë në historinë e vendit.

Viti 2012

Viti 2012 shënon 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë që nga themelimi i shtetit modern shqiptar. Zgjidhja e krizave të vazhdueshme politike dhe institucionale para se të fillojnë përgatitjet për fushatën zgjedhore, zgjedhja e presidentit do të jetë vendimtare për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm zgjedhor. Presidenti, i cili ka ndikim të konsiderueshëm mbi gjyqësorin, do të zgjidhet për herë të parë nga Kuvendi me një shumicë të thjeshtë votash. Prokurori i Përgjithshëm do të përfundojë mandatin e tij aktual dhe Presidenti i sapo zgjedhur do të propozojë një emër të ri për tu miratuar nga Kuvendi.

© Panorama.al

Te lidhura