Pak ditë më parë, në ambientet e kinema “Milenium” u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi ish-diktatorin Hoxha, i përgatitur nga gazetari i njohur Blendi Fevziu. Imazhe që transmetohen për herë të parë dhe shumë të ftuar VIP në këtë event. Paparaci ynë pati material të bollshëm në këtë festë dhe fotot që sjellim, janë vetëm disa prej të ftuarve të Fevziut. Në këtë promovim u takuan së bashku Berisha dhe Nano, lajm që pati jehonë në media, por nga fotot shohim se në tavolinën e tyre Fevziu nuk i ka qerasur me asgjë! Përshtypje na bëri edhe takimi i ngrohtë i Monika Kryemadhit me Filip Çakulin, drejtorin e “Fiks Fare”. Kujtojmë që videon Meta-Prifti e nxori pikërisht ky program. Ndërkohë shohim përpjekjen e madhe të një shoqëruesi të ministrit Vasili që ky i fundit të mos laget nga shiu, si dhe pjesëmarrjen e vajzës së Kryeministrit me të shoqin në këtë promovim.















