Duka i Sussex, Harry më 15 shtator mbush 40 vjeç, e pritet që ai të festojë ditëlindjen e tij shumë më ndryshe nga ç ’jemi mësuar ta shohim në rininë e tij.
Ai do të kalojë ditëlindjen me familjen e tij në Montecito të Kalifornisë, gjithashtu së bashku me miqtë e tij më të mirë.
Festa do të mbahet në rezidencën e tij me vlerë 14.7 milionë dollarë, që e ndan së bashku me gruan e tij, Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre, Princi Archie, 5 vjeç dhe Princesha Lilibet, 3 vjeçe
Mediat e huaj raportojnë se festa nuk do të zgjasë vetëm një ditë, pasi me miqtë e tij do të nisin aventurat në destinacione malore.
Mesa duket Duka i Sussex ka zgjedhur të mbajë një profil më ‘mbretëror’ tashmë, pasi ai është shquar për rininë e tij të çmendur, një Princ i cili nuk mungonte në asnjë festë.
Nuk kanë qenë të pakta rastet kur paparazzi e ka kapur anëtarin e familjes mbretërore britanike në gjendjen e tij më të dehur, duke qëndruar kështu shpesh e si një “figurë” e festave të çmendura, i cili u cilësua nga mediat britanike “party animal”.
Harry kishte dhe dy epitete të tjera, si “Princi i festave” dhe “Princi rebel”, për shkak të socializimit të tij të madh.
Mesa duket 40 vjetori e gjen Harry-n më ‘familjar’, pasi dëshiron të festojë vetëm me personat të cilët kanë vlerë të madhe për të.
Të mos harrojmë se Harry nuk e ka pasur të lehtë vitet e fundit. Marrëdhëniet me familjen e tij, për shembull, me babanë e tij, mbretin Charles, dhe vëllain e tij, William, janë ende të tensionuara, siç treguan muajin e kaluar kur morën pjesë në funeralin e xhaxhait të tyre, Lord Robert Fellowes në Snettisham, Norfolk ku bënë nuk shkëmbenin asnjë fjalë dhe preferuan të mbanin distancë.
“William dhe Harry ishin të dy aty, por nuk i pamë kurrë të flisnin me njëri-tjetrin dhe mbajtën distancë ”, ishin disa nga raportimet e njerëzve që ishin në ceremoni.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al