Festa e Bajramit, Klinton letër urimi Haxhinastos

Aug 29, 2011 | 18:23

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë nesër Bajramin, ndërsa sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka uruar nëpërmjet një letre zv.Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Ministria e Jashtme, njofton se “në letrën e saj, znj. Klinton u uron gjithë myslimanëve shqiptarë festën e Bajramit, që ta kalojnë në paqe dhe të gëzuar. “Ky është një rast për të festuar, ku myslimanët bashkohen për të reflektuar vlerat e rëndësishme të familjes, bamirësisë dhe komunitetit”

Më tej në letrën e urimit thuhet se Klinton vlerëson punën e madhe të myslimanëve në çdo cep të globit, përfshi brezin e ri, të cilët janë të përkushtuar për të forcuar komunitetet ku ata jetojnë përmes arsimit, biznesit dhe zhvillimit.

© Panorama.al

Te lidhura