Ferguson: ‘Po dola në pension, do shes qumësht’

Feb 22, 2012 | 12:13

Aleks Ferguson ka pranuar për herë të parë se ai nuk po vendos të largohet nga stoli i Mançester Junajtid vetëm prej frikës së gruas. Ajo e ka kërcënuar se nëse do të mbetet i papunë, edhe pse moshën e ka mbushur prej kohësh, atëherë ajo do ta detyrojë të shesë qumësht në pazar. 70-vjeçari festoi datëlindjen e tij ditën e Vitit të Ri dhe ka pohuar se nuk ka ndër mend të lërë pankinën e “djajve” për të paktën 2 vitet e ardhshme. “Kati do më përzinte nga shtëpia në rast se do dilja në pension. Më ka thënë se nuk ka ndër mend të kujdeset për mua. ‘Nëse do të largohesh nga Mançesteri, atëherë do të dalësh në rrugë për të shitur qumësht'”.

© Panorama.al

Te lidhura