Fëmijët 5 vjeç, 400 klasa për t’i përgatitur për filloren

Sep 5, 2012 | 11:26

MASH: Do hapen të reja sipas kërkesave. I ndjekin 87% e fëmijëve.

Kopshtin e kanë mbaruar, por nuk mund të futen në klasë të parë. Por edhe ata konsiderohen të rritur mjaftueshëm për t’u ulur këtë vit shkollor në bankat e shkollës. Janë rreth 400 klasa parapërgatitore, të cilat do të presin fëmijët 5-6 vjeç në të gjithë vendin. Vetëm pasi të kenë marrë dijet bazë, ata do të mund të nisin klasën e parë.
Ministria e Arsimit e konsideron këtë vit një vit konsolidimi për projektin pilot të nisur tre vjet më parë.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura