PRISHTINE- Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith u ka shprehur mirënjohje të gjitha organizatave vendore dhe ndërkombëtare, të cilat punojnë në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.
Përmes një deklarate për media, Feith ka thënë se përpjekja e përbashkët e familjarëve të viktimave, organizatave joqeveritare, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare është vendimtare për të marrë vesh fatin e personave të pagjetur.
“Ne duhet t’i përdorim të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme për të adresuar traumën emocionale, si dhe aspektet e tjera të rëndësishme ligjore dhe sociale, me të cilat familjet e personave të pagjetur përballen në mënyrë konstante”, ka thënë Feith. (express)











