Pasi ka festuar 20-vjetorin, futbollisti i njohur, Fatmir Hysenbelliu, ka vendosur të bëjë pushimet e para në Ibiza. Futbollisti i cili luan për skuadrën e Barit, ka zgjedhur këtë destinacion për të karikuar bateritë e për të filluar më pas një sezon tjetër plot aktivitete. Djali i biznesmenit të njohur, Irfan Hysenbelliu, për ditëlindjen e tij mori dhuratë një orë ”Rolex” dhe një veturë BMW X6 në një festë të organizuar me plot surpriza, balerina kubiste dhe shampanjë. Në festë ka rënë në sy dhe prania e personazheve të njohur të ekranit, mes tyre këngëtarë, futbollistë dhe balerina. Mbrëmja ishte spektakolare, në momentin kur kërcyen disa balerina kubiste, dhe kjo një surprizë e të afërmve. Të ftuarit u pritën nga katër vajza të bukura dhe festa përfundoi me hapjen e shisheve të shampanjës. Fatmiri këto ditë është duke shijuar plazhin e bukur në Ibiza, para kthimit në trajnim.











