TIRANE- Pas shume ditesh strehim te Avokati i Popullit, 8 familjet rome jane derguar ne nje tjeter vend per kujdes.
Sipas nje njoftimi te ketij institucioni mesohet se familjet rome jane shhpengulur te shoqata “Romani Baxt Albania”, në rrugën “Halit Bega” në Kinostudio, pranë ambienteve të shoqatës.
Mesohet se familjet do të qëndrojnë aty deri në përfundimin e punimeve nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale e cila ka përcaktuar për ta hapësirën e një ish-reparti ushtarak.
Vete Totozani ka falenderuar gjithe shoqatat që ndihmuan dhe mbeshteten familjet rome. Ai garantoi angazhimin maksimal për ngritjen e Task-Forcës së përbashkët me bashkinë e kryeqytetit per t’i qendruar prane kesaj kategorie ne nevoje.
© Panorama.al











