Falja e gjobave/ Braçe sqaron ligjin që shkaktoi debate të ashpra në Kuvend: Ja çfarë parashikon dhe kur do të hyjë në fuqi

Dec 5, 2024 | 14:03
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS, Erion Braçe ka shpjeguar pr.ligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, nismë e cila shkaktoi shumë debat në Parlament.

brace

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, Braçe thotë se zhurma që deputetët e opozitës po bëjnë është për faktin se ata nuk janë dakord me këtë.

Sipas projektligji përfshin faljen e gjobave nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024 dhe do të futet në fuqi në fund të këtij muaji.

“Për çfarë po bërtisni ooo burra, ooo gra?! Ka mbaruar puna! Çfarë halli keni? Jeni kundër apo çfarë? Po, grupi i Partisë Socialiste, ka punuar prej me shume se një viti, ka propozuar ne kuvend dhe do votoje: anulimin e te gjitha masave administrative (gjobat) e vendosura për ndërtime për qëllime strehimi, përmirësimin e strehimit, per qëllime dhe nevoja te punës ne bujqësi e blegtori; anulimin e te gjitha masave administrative (gjobat) te vendosura ndaj aktiviteteve prodhuese, perpunuese, tregtuese, eksportuese bujqësore e blegtorale; keto vetem ne zonat rurale, shqip-ne fshat! Anullimin e te gjitha masave administrative (gjobat) te vendosura gjate kohes se pandemisë, per mosrespektim te rregullave te vendosura per administrimin e covid 19 dhe pasojave te tij; te gjitha nga 1 janar 2015 deri ne 30 nentor 2024. Kaq! Ulerini tani! Popullit te fshatit dua ti them se prej fundit te ketij muaji, ky ligj do hyje ne fuqi”, tha Braçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura