TIRANË-Ndihmë direkte për familjet shqiptare, ndikim për rritjen e investimeve, hapjen e vendeve të reja të punës dhe joshje për investitorët. Kështu i ka përkufizuar kreu i qeverisë, Sali Berisha ligjet e miratuara nga kjo maxhorancë, duke vecuar ligjin për faljen dhe atë për paketën e re fiskale që u votua sot me 71 vota te maxhorances.
Duke folur në seancë, Berisha është ndaluar gjatë në reformat e bëra dhe miratimin e ligjeve të rëndësishme.
”Ju 2-3 muaj më parë votuat faljen, e cila nuk u shndërrua dot në amnisti, por ju shfrytëzuat hapësirat ligjore për t’i dhënë asaj përmasat më të gjera. Nuk u bë dot për shkak të një qendrimi konstant politik të drejtuesve aktualë të opozitës që besojnë se jovotimi qoftë edhe në interesin më jetik të qytetarve, por bllokimi, duke besuar se në këtë mënyrë i afrohen më shpejt karrigeve të amshuara. Por ju mencurisht, i dhatë faljes përmasat më të mëdha të mundshme”- tha ai, duke iu drejtuar deputeteve.
Berisha informoi se vetëm nga falja e detyrimeve në energji elektrike dhe ujësjellësa kanë përfituar mbi 260 mijë familje shqiptare, jo më pak me borxh mesatar 1400 dollarë, i akumuluar gjatë periudhës së vështirësisë.
Ai ka bërë apel qytetarëve që ashtu si kanë nisur të vendosin të legalizojnë pa asnjë hezitim të gjitha pasuritë e parashikuara në ligjin e faljes. Sipas tij, fluksi po rritet, ndërsa ka shtuar se falja është dhunti e një shteti që funksionon, virtut i kodit moral të cdo individi, shteti demokratik.
Paketa e re fiskale
Berisha është ndaluar edhe në paketën e re fiskale, sipas tij me impakt direkt në portoflin dhe të ardhurat, punësimin e qytetarëve shqiptarë. “Ju votoni sot heqjen e një takse të rëndë për automjetet, nga e cila do përfitojnë qindra mijëra shqiptarë që sot gëzojnë veturën dhe ky është një veprim i drejtë. Heqja e tarifës së mallrave të importuara për idnustrinë e veshjeve, fuqizimin e kësaj industrie, tamponimin e rritjes së vazhdueshme të veshjeve”- tha berisha, duke shtuar se kështu krijohet mundësi e madhe në industrinë e tekstileve dhe të këpucëve që funksionon me fasonë të shndërrohet në industri shqiptare.
© Panorama.al











