Falet oficeri, Armenia “i shpall” luftë Azerbajxhanit

Sep 4, 2012 | 12:09

Zyrtarët armenë paralajmëruan se janë gati për luftë kundër Azerbajxhanit. Tensionet mes dy vendeve janë rritur kur zyrtarët në Baku shpallën të pafajshëm dhe rritën në detyrë një oficer azerbajxhanas, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm pas vrasjes së një ushtaraku armen. “Nuk duam luftë, por në qoftë se jemi të detyruar, ne do të luftojmë dhe do të fitojmë”, tha Presidenti armen, Serzhe Sarkisian. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, e shpalli të pafajshëm Ramil Safarov pas kthimit në vendin e tij, pas ekstradimit të tij nga Hungaria, ku po vuante një dënim me burg të përjetshëm për vrasjen e kryer në vitin 2004. Safarov u prit si hero dhe u rrit në grada, përfitoi një banesë dhe pagën e tetë viteve që kaloi në Hungari.

© Panorama.al

Te lidhura