Planet artistike të vjeshtës dhe e dashura e re që gjeti në sheshxhirim.
Është shfaqur këto ditë në aeroportin ‘’Ataturk’’ aktori i njohur Kenan Imirzalioglu, pas kthimit nga një festë në Nju Jork, në të cilën siç shkruan e përditshmja turke ‘’Hürriyet’’, ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij e re me të cilën ka filluar një romancë muajt e fundit, Bergüzer Korel. Ai madje edhe është prononcuar në lidhje me aksidentin me makinë rrugëve të Stambollit, ku gjithçka ka kaluar me lëndime të lehta. ‘’A ka ndonjë gjë më të madhe se Perëndia që gjithmonë fal mrekulli? E gjitha kaloi shpejt dhe me pasoja të lehta, mund të kishte shkuar edhe më keq, por falë Perëndisë jam shëndoshë e mirë. Nuk arrij të kuptoj bazën e atyre që kanë shkruar gjëra të pavërteta në lidhje me aksidentin’’, është shprehur Kenan Imirzalioglu (Ezel), i cili gjatë këtij viti me të njëjtin serial ishte nominuar për rolin e Ezelit si aktori më i mirë në ‘’Seul International Drama Awards 2012’’ që është mbajtur në Korenë e Jugut. Ndërsa kujtojmë se i njëjti serial është nominuar nëpër kategori të ndryshme edhe në Kolumbi e Spanjë. Ndërsa më 30 gusht pritet të mbahet festivali i dramës në Seul të Koresë. ‘’Përtej reve’’ është një tjetër serial me 13 pjesë, në të cilin do të aktrojë i famshmi Kenan, së bashku me një ekip të fuqishëm në të cilin do të trajtohet dhe portretizohet jeta e një prokurori në vendet e rrezikshme të Europës Lindore. Syri i drejtorit të filmit ka fokusuar aftësinë dhe talentin e Kenanit gjatë aktrimit tek ‘’Ezel’’, ku dhe ka vendosur që t’i besojë atij rolin kryesor, në një histori të zhvendosur në vitet ‘60-të. ‘’Karadayi’’ është një tjetër serial në të cilin do të aktrojë përsëri Kenan Imirzalioglu, ku këtë radhë krah tij do të jetë edhe e dashura e re, aktorja e njohur Bergüzer Korel, ku si çift do të luajnë disa pjesë. Kenan dhe Bergüzer janë takuar në të njëjtin grup të punës, ndërsa pritet që ky rol të jetë shumë vendimtar që Kenan t’i rikthehet aktrimit pas aksidentit që pësoi javë më parë. Ndërsa në ekranet shqiptare Kenan rikthehet pas “Ezel” me një tjetër telenovelë, “Jetë e hidhur”, që do të shfaqet në Klan”.
KUSH ËSHTË BERGÜZER KOREL
Bergüzer Korel ka lindur në vitin 1982 në Stamboll të Turqisë, dhe me profesion është aktore. Ajo ka kaluar fëmijërinë e saj gati në çdo qytet turk duke lëvizur kështu me familjen e saj. Filloi mësimet e para në një shkollë private e më pas vazhdoi studimet në Universitetin ‘’Mimar Sinan’’ të Yildiz. Debutimin e parë si aktore Korel e ka bërë me rolin e Leylës në serialin ‘’Lugina e ujqëve’’. Erdhi në vëmendjen e publikut dhe mori famë pas pjesëmarrjes në rolin e Sherherzades në serialin e famshëm ‘’1001 net’’, dhe jo vetëm në Turqi, por edhe në shumë shtete të Europës Lindore. Të dy prindërit e saj ishin aktorë dhe ka një motër më të madhe që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2009 ishte martuar me aktorin Halit Ergenc dhe nga kjo martesë ka fëmijën e parë të gjinisë mashkull, të cilin e pagëzoi me emrin Ali. Pas lindjes së djalit, martesa e tyre ka qenë në krizë dhe më pas u divorcuan. Roli i saj i fundit është në një tjetër serial, ku aktron Nënë Terezën.
MEDIAT TURKE KOMENTOJNË LAJMIN MBI ADELINA TAHIRIN & EZEL
“Takimi me shqiptaren nga Maqedonia”, kështu e kanë titulluar disa portale turke lajmin mbi prononcimin e këngëtares së njohur Adelina Tahiri se është takuar me aktorin e njohur turk Kenan Imirzalioglu. Ezel, ky aktor i pashëm dhe i famshëm, dashnor i vajzave të reja që rastësisht hasen në Stamboll, të mahnitura me bukurinë e shtatlartit Kenan Imirzalioglu, një artist i bukur dhe shumë mbresëlënës. Ai është gjithmonë i pranishëm nëpër qendrat e mëdha tregtare të Stambollit, në disa prej tyre dhe imazh publicitar. ‘’Jemi takuar pikërisht në një nga qendrat e mëdha tregtare, kemi darkuar në të njëjtin restorant. Rastësisht më është afruar dhe më ka pyetur se nga mund t’i kujtohem si fytyrë’’, kështu është komentuar deklarata e Adelinës në portalet turke. Madje ato kanë komentuar edhe pamjen e këngëtares seksi, se si aktori turk i kishte kërkuar edhe numrin dhe ishte mahnitur nga pamja e gjoksi i këngëtares Tahiri. Ato gjithashtu kanë shkruar se Ezel (Kenan Imirzalioglu) i kishte kërkuar numrin pikërisht për shkak të qëndrimit të tij në Shkup, nga ku do të kishin mundësinë edhe të takohen, për t’u njohur më shumë.
BLERAND REXHEPI
© Panorama.al












