Numri i të vdekurve nga acari i ftohtë siberian, që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës Lindore ka arritur në 189 vetë.
Në Rumani një foshnje ka vdekur në një shtëpi pa nxehje, ndërsa nëntë fëmijë janë marrë në përkujdesje. Në pjesën veriore të Sllovakisë temperatura kishte arritur në -37 gradë Celsius.
Numri më i madh i të vdekurve, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar në Ukrainë, ku vdiqën 38 vetë, kështu që numri ii të vdekurve nga moti i ftoftë në këtë vend arriti në 101.
Në Ballkan po ashtu po mbretëron mot tejet i ftohtë.
Në Kosovë, gjatë ditëve të fundit, tempraturat gjatë ditës ishin kryesisht -7 gradë celsius, ndërsa gjatë natës janë shënuar edhe temperatura prej -24 shkallë celsius.
Ka edhe probleme me furnizim me ngrohje dhe me rrymë elektrike, ndërsa autoritetet kanë kërkuar kursimin e rrymës dhe që ajo të mos përdoret për nxehje.
Në vendin tonë, gjatë ditës së djeshme, u raportua se në Bulqizë një person 63 vjeçar, gjeti vdekjen si pasojë e të ftohtit.
Në Serbi, ku është raportuar për 6 të vdekur, është shpallur situatë emergjente në 19 komuna, ndërsa moti i ftohtë në Bosnjë Hercegovinë ka shkaktuar vdekjen e 6 persona.
© Panorama.al











