Evakuohen universitetet, alarm bombe

Sep 15, 2012 | 12:52

Universiteti i Teksasit në Austin dhe ai i North Dakotas janë evakuuar të premten, për shkak të kërcënimeve për vendosje bombash. Universiteti i Teksasit ka urdhëruar evakuim emergjent, pasi kishte marrë një telefonatë rreth orës 8:35 të mëngjesit nga një burrë me theks jugor, i cili kishte deklaruar se kishte vendosur bombë në kampuset e universiteteve shtetërore, tha zëdhënësi i universitetit, Geri Sasiuein. “Ai tha se kishe lidhje me Al Kaedën dhe se bombat do të shpërthenin në rreth 90 minuta”, u shpreh zëdhënësi. Universiteti, me rreth 51 000 studentë dhe 24 000 staf, e ka postuar lajmërimin vetëm pak para orës 10:00 të mëngjesit. “Evakuoni menjëherë të gjitha ndërtesat dhe shkoni sa më larg të mundeni. Informacioni tjetër jepet në vijim”, thuhet. Alarmi rezultoi fals dhe në të dy universitetet autoritetet nuk gjetën eksploziv.

© Panorama.al

Te lidhura