Eurostat: Shqiptarët, të tretët si azilkërkues, pas Sirisë e Afganistanit

Sep 19, 2015 | 9:43
SHPËRNDAJE

Eurostat ka publikuar statistikat e azilkërkuesve për tre mujorin e dytë të vitit 2015. Gjatë kësaj kohe, mbi 210.000 refugjatë kanë aplikuar për azil për herë të parë në Evropë.

Azilkerkuesit kosovare kthehen nga Gjermania
Azilkerkues

Vendet kryesore prej nga vijnë emigrantët janë Siria dhe Afganistani, që në kombinim përbëjnë një të tretën e totalit me 71.000 individë.

Një pjesë shqetësuese të të dhënave statistikore vijon t’i mbulojë Shqipëria, e cila renditet e treta me 8%.

90 % e tyre kanë destinacion të preferuar Gjermaninë. Ndërkohë, shtetasit kosovarë, të cilët kryesonin listën e tre mujorit të parë me 50.000 aplikime, kanë rënë në nivelin e 10.000 aplikimeve.

Mesararisht, më shumë se një në tre refugjatë ka si pikësynim Gjermaninë. Në këtë vend ka pasur gjithsej 80.900 kërkesa, prej të cilave 15 445 kanë qenë nga vendi ynë, përcjell oranews.

Vendi i dytë në të cilën ka pasur më shumë aplikime është Hungaria me 32.000, e ndjekur nga Austria me 17.000 të tilla, Italia me 14.900, e kështu me radhë.

Klasifikimi i vendeve me më shumë kërkesa për azil

Gjermania 80.900

Hungaria 32.000

Austria 17.000

Italia 14.900

Franca 14.700

Suedia 14.300

Nga fillimi i vitit e deri në fund të Qershorit 2015, në Evropë kanë hyrë afro 592.000 refugjatë. Vitin e shkuar, për të njëjtën periudhë numëroheshin rreth 365.000 të tillë.
(Koha)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura