Euro 2012/ Baku, Gjermania me 7 mungesa

Jun 7, 2011 | 11:38

Një Gjermani e goditur nga dëmtimet e shumta do të luajë sot kundër Azerbajxhanit të Berti Fogstit për të ruajtur serinë perfektë në Grupin A, ku në 6 ndeshje numëron po kaq fitore. Një fitore në Baku do të thotë një shkëputje me 10 pikë nga vendi i 2-të, Belgjika. Në rast fitoreje, Turqia do të kishte vetëm një mundësi matematike për të arritur të kualifikohej përpara gjermanëve në Europianin e Polonisë dhe Ukrainës që zhvillohet verën e ardhshme.

© Panorama.al

Te lidhura