EULEX, bastisje në komunën e Graçanicës

Jun 24, 2011 | 10:08

Policia Ekzekutive e EULEX-it për hetimet financiare ka kryer dje bastisje në Zyrën e Kadastrës Komunale (ZKK) në komunën e Graçanicës, duke përfshirë edhe zyrat e shefit dhe drejtorit të ZKK-së. “Bastisjet janë kryer në kontekst të një hetimi për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, lidhur me regjistrat e rrejshëm të privatizimit të ish-ndërmarrjeve shoqërore. Aksioni ishte autorizuar nga një gjykatës i EULEX-it për Procedurë Paraprake në Prizren. Ndërkohë, policia po interviston katër persona nga ZKK”, sipas një njoftimi të EULEX-it. Një prokuror Special i EULEX-it ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes në ZKK, me qëllim mbikëqyrjen e sigurimin e mbledhjes efektive të provave materiale dhe sigurimin e një shpjegimi të plotë e bindës për personat e pranishëm në vendin e ngjarjes. Hetimi është nën mbikëqyrjen e dy prokurorëve të EULEX-it nga Prokuroria Speciale.

© Panorama.al

Te lidhura