Sikur të mos mjaftonin përgënjeshtrimet se ai nuk do të largohej nga klubi i Interit, Samuel Eto i është përgjigjur edhe njëherë tjetër pyetjes lidhur me të ardhmen e tij. Klubi i Anzhit në Rusi, në të cilin aktivizohet edhe mbrojtësi brazilian Roberto Karlos, ka shfaqur interes për kapitenin e Kamerunit. “Nuk e kuptoj se përse shumë më pyesin nëse jam i interesuar për të kaluar në kampionatin rus. Unë sot luaj në Itali dhe këtu dua ta vazhdoj”.











