Eto kthehet në një problem te Interi

Aug 9, 2011 | 12:03

Samuel Eto është shndërruar në një problem te Interi. Edhe pse e pabesueshme, në ambientin zikaltër duket se po nisin të mërziten nga sjellja e lojtarit. Eto kërkon që gjithmonë e më shumë të jetë një lider te Interi. Kamerunasi ka kërkuar edhe rinovim të kontratës, si edhe një pagesë më të madhe. Ai merr dhjetë milionë euro në sezon, por kjo nuk mjafton. Por, presidenti Masimo Morati ende nuk ka vendosur që t’i rinovojë kontratën 30-vjeçarit, pasi është në dilemë nëse ai do vazhdojë të japë të njëjtin rendiment në fushë edhe pas të paktën tri viteve. Ndërkohë që kontrata e lojtarit skadon në fund të vitit 2014.

© Panorama.al

Te lidhura