
SHKUP- Është shënuar viktima e parë në Maqedoni si pasojë e virusit të Nilit. Një grua ka ndërruar jetë në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, si pasojë e virusit.
Viktima është rasti i parë që është prekur nga ky virus, raportojnë mediat maqedonase.
Siç raporton “Dnevnik”, edhe dy persona të tjerë rezultojnë të infektuar nga virusi i rrezikshëm. Të dy këta persona po qëndrojnë nën mbikëqyrjen e mjekëve në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.











