
DURRES- Pas më se dy orësh negociata, policia ka mundur të bindë shtetasin Besnik Xhaferri që të zbresë nga kati i dytë i një pallati, nga ku kërcënonte se do të hidhej.
Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit në Durrës. Shkaku që ka çuar atë të ndërmarrë këtë vendim thuhet ka qenë papunësia.
Ndërtuesi i pallatit mësohet se i kishte premtuar Xhaferrit që do ta punësonte, ndërkohë gjatë kësaj kohe ai kishte punësuar një tjetër person.
Nga dëshpërimi, punëtori i ndërtimit kërcënoi me hedhjen nga kati i dytë i pallatit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, duke e mbyllur pa pasoja të rënda ngjarjen.
© Panorama.al











