“Është edhe përgjegjësi individuale”- Ministri Gonxhe apel: Qytetarët të deklarojnë dhe të paguajmë në masën reale detyrimet nëse duan pension dinjitoz

May 16, 2024 | 13:51
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe i ka bërë thirrje qyetarëve që të deklarojnë dhe të paguajmë në masën reale detyrimet nëse duan pension dinjitoz.

gonxhe

“Është përgjegjësi edhe individuale”, u shpreh ministri gjatë fjalës së tij në Kuvend, teksa shtoi se ka shumë shumë problematika me deklarimin e vërtetë të pagës.

Ai theksoi se kërkohet një ndërgjegjësim i fortë i qytetarëve që të deklarojnë dhe të paguajnë në masën reale detyrimin për pensionin.

“Afati i lidhjes së pensioneve është 23 ditë, është shumë i ulët krahasuar me vendet e tjera.

Janë 480 mln euro në vit që shteti paguan për të mbuluar diferencën e skemës por edhe për të kontribuar në zbutjen e efekteve që kanë kostot për këta qytetarë që janë në këto skema.

Skema e pensioneve është kontributeve, bazohet në deklarimet dhe mbi kontributet dhe të ardhurat që mblidhen nga ata që punojnë sot dhe paguajnë për pensionin e tyre. Pensionet financohen nga kontributet. Skema nuk duhet të ndërtohet me qëllimin për të thelluar deficitin pavarësisht se duam rritjen e pensioneve, Kërkohet një ndërgjegjësim i fortë i qytetarëve që të deklarojmë dhe të paguajmë në masën reale detyrimin për pensionin tonë sot nëse nesër duam një pension dinjitoz.

Kemi shumë problematika me deklarimin e vërtetë të pagës me të cilën lidhet edhe masa e deklarimit për pensionet.

Është përgjegjësi edhe individuale, ka të bëjë edhe me kontrollin e gjithçka tjetër që shteti mund të bëjë në këtë drejtim nëpërmjet agjencive të veta”, tha ministri në Kuvend.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura