Ervini i “BB” fillon në Londër promocion kafeje

Aug 13, 2011 | 13:59

Po qëndron ende në Londër dhe ndërkohë po merret me dyqanin e tij. Ervini, i cili kohëve të fundit ka qenë shumë shpesh pjesë e shtypit rozë, vazhdon projektet e tij. “Tani po merrem pak me dyqanin tim, jam regjistruar tek KNIGHT Casting agency në studio dhe javën që kaloi bëmë reklamën e një kompanie të kafesë”, tregon për ne ish-banori i “BB”, i cili është bërë pjesë e fushatës për kompaninë Costa, që prodhon kafe. “Po bëj disa dalje si nëpër filma që kam bërë dhe më parë, pastaj presim, dimri është i gjatë dhe gjërat vijnë vetë”, – shton më tej ai, duke shtuar se atë çfarë e kërkon edhe e gjen, si dhe shprehet shumë i kënaqur me punën e tij. “Jam shumë i kënaqur për këtë punë thjesht part time, plus dyqani, derisa të vij ndonjë ofertë tjetër”. Nga java e ardhshme Ervinin do kemi mundësi ta shohim edhe në Shqipëri, pasi do të kthehet për disa javë për të vizituar shoqërinë dhe për të bërë pak plazh. “Nga java që vjen do kthehem prapë në Tiranë për dy javë ose tri, për pushime, bëjmë pak plazh para se të na vijë tetori”. Në dhjetor, ai do të largohet drejt Tajlandës për të bërë pushime në këtë vend të nxehtë në të cilin jeton dhe punon i vëllai i tij, që është i martuar me tajlandeze.                    bl. re

© Panorama.al

Te lidhura