Ka pasur kohën e duhur të reflektojë, dhe të vendosë përfundimisht se me Ermelën nuk do të ketë më një ribashkim. Ervin Sinjari, ish-banor i “Big Brother 4” tregon arsyen e largimit nga e dashura prej disa muajsh, Ermela Mezuraj, për të cilën tregon se tashmë e ka humbur krejtësisht interesin. Ai e përkufizon gjithë historinë me fjalët: “Iku koha e tigrit si Ermela, tani është koha e panterës si Megi”:
Ervin tashmë keni pohuar të dy ndarjen nga Ermela. Kush është ajo për ty në këto momente që po flasim?
Ermela për mua është një ex. Gjithçka mes nesh mbaroi që kur ajo u kthye nga Kosova. Në fillim rashë vërtet në dashuri me të, por tani nuk më intereson më. Ajo është femër e paqëndrueshme, që gjatë kohës që ishim bashkë më acaronte e nervozonte. Është shumë out, sot është këtu nesër atje e këto tipe femrash përfundimisht s’më pëlqejnë.
Ajo mori vendimin të largohej nga ty pasi zbuloi se shoqëroheshe me një 20 vjeçare brune. Ishte kjo arsyeja?
Kryesorja është se Ermela është një limon i shtrydhur për mua, që s’ka çtë japë më nga vetja e saj. Plus mendoj që biondet si ajo janë vetëm për aventura, ndërsa brunet janë për familje. Tani më bëjnë për vete brunet, dhe e pranoj që Megi, vajza 20 vjeçare që po flisni është mikesha ime shumë e mirë për momentin.
Kur je njohur me Megin, dhe çfarë sheh tek ajo ndryshe nga Ermela?
Megin e njoh prej 7 muajsh, sapo kam dalë nga “Big Brother”. Më pëlqen si femër, pasi me të mund të flas më qartë dhe të kuptohem më mirë sesa me Ermelën, e cila ishte femër e mbyllur me mua. Megi vjen nga një familje gjyqtarësh në Elbasan, me shumë vlera. Kam shumë respekt për të pasi është e kuptueshme, serioze për moshën që ka, studion vërtet, jo si Ermela me diplomë të blerë nga Shkodra.
Duket po ashtu se i keni shpallur luftë njëri-tjetrit dhe për arsimimin tuaj, apo jo?
Në fakt po ishte Ermela që e bëri këtë, pasi ajo harron që unë kam përfunduar arsimin e lartë për Kulturë fizike, dhe ndërkohë që jam njohës i disa gjuhëve të huaja si; anglisht, italisht dhe tajlandisht.
Mendon se ajo dëshironte ta bënte vërtet lidhjen serioze me ty, me fejesë apo martesë?
Jo kurrë. Ermela është femër materialiste dhe vetëm ajo pjesë i intereson në një lidhje. Pra si të përfitojë.
Ti ke jetuar me Ermelën, si e parashikon jetën e saj tani e tutje?
Me tipin që ka nuk besoj se do t’ia dalë dot mbanë me asgjë. Është djegur gjithandej, padje dhe në “Top Channel” nuk besoj se do e afrojnë apo do t’ia hapin dyert.
Po në jetën tënde si ka ndikuar historia me Ermelën, ka bërë që të të largohen femrat apo të të afrohen më shumë?
Sigurisht që më afrohen më shumë. Por unë nuk dua femra si Ermela që të më bëjnë presion. Me Ermelën po më dilnin thinjat. Unë jam i lindur free dhe tashmë për mua ka ikur koha e tigrit si Ermela. Tani është koha e panterës si Megi.
Janë përballur Ermela me Megin ndonjëherë?
Jo, por do e shihni panterën kundër tigrit.
Po ti vetë çfarë do bësh tani pas ndarjes?
Kam menduar të largohem drejt Londrës për të punuar atje, dhe pse jo të rikthehem përsëri.











