Sonja, parukierja e shumëpërfolur nuk e pret më Erjonin, lidhet me një të huaj.
Duket se Erioni i “Big Brother 5” nuk manovroi si duhet në lojën e “Big Brother 5”, në mënyrë që minimumi t’i bënte femrat e jetës së tij paksa xheloze me njëra-tjetrën apo ambicioze për ta fituar atë pas daljes nga shtëpia e “BB5”. Ai hyri në “Big Brother” duke folur për një histori të gjatë dashurie me një vajzë shqiptare që jeton në Greqi, dhe me të cilën i kishte lënë pak punët pezull. Ndërkohë që me hyrjen e Klaudias në lojë, edhe pse ai s’e përmendi vetë, gazetat shkruan për një tjetër lidhje në Tiranë, me Sonin, një estetiste nga Tirana. Pasi u afrua me Klaudjan, dhe pasi u lëkund në lidhjen me të, duke i kërkuar ta priste jashtë shtëpisë derisa sa të sqaronte punët me të dashurën në Greqi, ai me sa duket ka menduar të mos e mbajë më të fshehtë. Në spektaklin e “Big Brother 5”, Vëllai i Madh e njohu me titujt dhe shkrimet në gazeta, ku flitej për lidhjen e tij me Klaudjan, dhe veçanërisht për faktin që Klaudja kishte qenë shoqja më e ngushtë e të dashurës së tij nga Tirana. Pas këtij momenti, Erioni vendos të flasë edhe vetë. Pak ditë më parë ka përmendur, në bisedat me banorët e tjerë, emrin e së dashurës jashtë, një vajzë me profesion parukiere dhe estetiste, që ka nja sallon të sajin në Tiranë. Ndërsa ajo nga ana e saj nuk ka pranuar të japë ndonjë deklaratë për mediat, disa mikesha të saj kanë pohuar se Erioni tashmë është një histori e kaluar për të, ose më mirë një ish. Ajo ka krijuar një lidhje të re me një djalë të huaj, dhe nuk ka asnjë plan që të presë Erionin për të diskutuar në një rikthim të mundshëm mes tyre. Lidhja e tyre kishte nisur disa muaj më parë në një nga club-et e Tiranës, ku ai punonte si barist. Ajo ka qenë një lidhje e vërtetë, pasi për faktin që ata ishin bashkë, kanë qenë në dijeni dhe shoqëria e Sonit dhe e Erionit. Po ashtu, edhe Klaudja e ka njohur Erionin pasi ishte mikeshë e ngushtë me Sonin. Dhe pavarësisht afrimitetit që ajo krijoi me Erionin brenda shtëpisë, nga ana e saj duket se dhe Klaudja e ka mbyllur bisedën me Erionin, gjë që e vendosi me hyrjen e saj në shtëpinë e “BB5”. Të dyja vajzat kanë pohuar në shoqëritë e tyre, se as njëra as tjetra nuk kanë ndërmend ta presin Erionin pas daljes nga shtëpia, po nuk kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë takimi, vetëm nëse ai ua kërkon këtë gjë. 24-vjeçari nga Tirana që ka hobi muzikën dhe që pëlqen jetën e natës, në skedën e tij prezantuese për BB5 ka pohuar se ajo që i pëlqen më shumë tek puna e tij. Është komunikimi me njerëzit dhe njohja me femrat, me të cilat ka marrëdhënie shumë të mira. Pas shumë viteve në Greqi, ai u rikthyer në Shqipëri, rikthim që e bëri të shkëputej nga lidhja e tij disavjeçare atje. Tashmë thuhet se dhe ajo vajzë nuk ka plan të ritakohet më me Erionin, pasi ka ndjekur lojën e tij brenda shtëpisë dhe lidhjen e krijuar me Klaudjan.











