Ndërkohë që punon, edhe argëtohet. Këto ditë Erjon Tresa, djali që mori pjesë në “Big Brother 5”, është parë duke punuar në banakun e një klubi në Vlorë. Ka pasur fat që ishte pjesë e një formati aq popullor si “Big
Brother”, pasi aty nëse ke talent për diçka, me siguri që ia del të jesh i kërkuar. Liam p.sh. nuk i fitoi 100 milionët, por po punon si dj. Ndërkohë Erjoni po ushtron profesionin e baristit, të cilin e ka bërë për shumë vite në Greqi. Por ai edhe po zbavitet shumë, me miqtë e rinj që krijoi në “Big Brother”, por edhe me vajza fansa të tij me të cilat shihet gjithnjë i rrethuar. Si në këtë foto që po publikojmë.











