Kur posterat e fushatës së saj të fundit u shpëndanë nëpër rrugët e Tiranës, të gjithë e ngatërruan me rekama produktesh. Kjo, sepse Erisa për moshën e re dhe pamjen e brishtë mund të ishte zgjedhur fare mirë edhe për atë lloj publiciteti. Por ajo ka nisur prej vitesh tashmë rrugëtimin në politikë, në atë
ambient ku burrat janë më të egër se kudo tjetër e ku gratë bëhen më keq se burrat. Por, ajo ka adaptuar një stil të vetin, e bindur se vendosmëria mjafton për t’ia dalë pa pasur nevojë të tjetërsohesh. Pas fushatës së lodhshme, tashmë ajo ka mundësi si gjithë bashkëmoshataret e saj të bëjë pushime në breg të detit dhe ka zgjedhur të kalojë disa fundjava në Dhërmi, në plazhin e Drimadhes, në shoqërinë e të dashurit të saj, Eneas. Siç e shikoni edhe nga fotot, çifti duket se po kalon shumë mirë, ashtu siç duhet të jenë ditët e plazhit, relaksuese dhe pa stres. Ajo sapo ka mbaruar masterin dhe po mendon për doktoraturën, ai është dentist me një klinikë private, ndërkohë, ajo që i bashkon krahas ndjenjës, është partia, sepse të dy janë pjesë e LSI. Gjatë kohës së fushatës, Erisa na tregoi se sa të mbaronin zgjedhjet, do shkonte të bashkëjetonte më Enean. Nuk e dimë nëse e ka ndërrmarrë këtë hap apo ende jo.
Rosela, plazh me shoqet
Ka lënë zyrat e Kuvendit për t’u freskuar pak. E kemi fjalën për shkodranen Rosela Gjylbegu, zbulimin e “Etheve” dhe fituesen e njërit prej edicioneve të “Kënga
Magjike”. Ajo është një personazh që nuk na ka dhënë shumë mundësi të shkruajmë për jetën e saj private, por ama fotot e saj në plazh të realizuara nga paparaci ynë nuk do ia kursejmë. Rosela nuk është fotografuar as në plazhin e Velipojës apo Shëngjinit, ku tradicionalisht shkojnë shkodranët, por sipas trendit të rinisë së shqiptare ka preferuar Dhërmiun. Nuk ka qenë e shoqëruar me ndonjë djalë, që fotoja të kishte më shumë lajm, por me disa shoqe të saj. Durim, shpresojmë që vitin tjetër të shohim zhvillime edhe në këtë fushë.











