Erion Braçe denoncon: Alarmi për aflatoksinën uli çmimin nga 55 në 47 leke për litër! Prodhimi vendas po zëvendësohet me qumësht importi, 11.5 milionë litra në 2024

Apr 10, 2026 | 16:13

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka denoncuar sërish atë që ai e quajti si “histeria me qumështin me aflatoksinë” që sipas tij ka patur si qëllim të dëmtojë blegtorët shqiptarë dhe të orientojë tregun drejt importit.

erjon Brace denoncon Erzeni

Braçe është shprehur se nga dhjetori i vitit të shkuar dhe deri më 31 mars sipas dokumenteve zyrtare të AKU-së, janë vetëm 5 raste.

“Alarmi i madh për Aflatoksinën apo qumështin kancerogjen të lopëve ka rënë plotësisht! E dokumentuar rezulton që nga dhjetori i vitit që shkoi dhe deri në 31 mars të këtij viti rezulton që janë 5 mostra qumështi fermerësh me aflatoksinë, asnjë më shumë se kaq.

Kur plasi alarmi në janar iu drejtova AKU-së dhe mora përgjigje  që vetëm një rast me Dimal e lidhur me kompaninë e qumështit Erzeni ishte ai që kishte rezultuar që kishte mbi norma aflatoksinën. Më pas në komunikime me AKU rezultuan vetëm 4 raste të tjera”- thekson Braçe.

DENONCIMI

Erion Braçe në reagimin e tij thekson se krijimi përhapja e lajmeve për qumësht kancerogjen krijoi një dëm të madh tek blegtorët dhe rënien e çmimit të qumështit.

“HISTERIA E PAGUAR KUNDER QUMESHTIT NE MYZEQE u shoqërua me MOS GRUMBJLLIM TE QUMESHTIT NGA BLEGTORET ne fillim dhe ULJEN E CMIMIT TE QUMESHTIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER!

ULJA E CMIMIT ishte qëllimi i gjithçka je, detyruar nga skema dëmberese e TVSH-0% ne blerje she 20% ne shitje, presuar fort nga ligji qe kompesonte fermerin me 10% te vleres se çdo fature! ULJA E CMIMIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER, nxjerr me fitim grumbulluesit e perpunuesit duke e bere te mundur prerjen e fatures!”, thekson ai.

Po ashtu sipas deputetit te PS u shtuan ndjeshëm importet e qumështit nga vendet e rajonit.

“Prodhimi vendas po zëvendësohet me qumësht importi, 11.5 milione litra ne 2024 dhe 7.3 milione litra ne 2025! VJET NE NENTOR E PARALAJMEROVA QE DO NDODHTE KJO NE PARLAMENT-JA KU E KENI TE NDODHUR; SOT ME DHIMBSEN BLEGTORET PRODHUES DHE VIJOJ TE PYES: PERSE NUK DEGJONI?! Per #MYZEQENE DO BEJ GJITHCKA, KUDO KU TE JEM!! MYZEQEJA USHQEN TIRANEN, KUJTOJENI KETE!”, thekson Braçe

REAGIMI I PLOTE

#QUMESHTI KANCEROGJEN I LOPEVE  !!!!!!!!

HISTERIA PER QUMESHTIN ME #AFLATOKSINE qe shpertheu ne janar ishte e pambeshtetur ne fakte por e qellimte;

Rezulton e provuar se nga dhjetori 2025 deri ne 31 mars 2026, jane 6 mostra-1 ne Dimal dhe 5 ne Lushnje e Divjake, nder te cilat VETEM 3 REZULTUAN ME AFLATOKSINE MBI NORME!

MISRI ME AFLATOKSINE SI ARSYE perseri nuk ka masivitet, rezultuan VETEM 200 TONE DHE NE ZONAT E VERIUT, jo ne zonen e pretenduar!

HISTERIA E PAGUAR KUNDER QUMESHTIT NE MYZEQE u shoqerua me MOS GRUMBJLLIM TE QUMESHTIT NGA BLEGTORET ne fillim dhe ULJEN E CMIMIT TE QUMESHTIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER!

ULJA E CMIMIT ishte qellimi i gjithckaje, detyruar nga skema demberese e TVSH-0% ne blerje she 20% ne shitje, presuar fort nga ligji qe kompesonte fermerin me 10% te vleres se cdo fature!

ULJA E CMIMIT NGA 55 ne 47 LEKE PER LITER, nxjerr me fitim grumbulluesit e perpunuesit duke e bere te mundur prerjen e fatures!

Kjo ulje e cmimit ishte 14.5%, shume me teper se 10% qe do te kompesohet duke e bere BLEGTORIN te humbe para nga ç’merrte me pare!

Prodhimi vendas po zevendesohet me qumesht importi, 11.5 milione litra ne ‘24 dhe 7.3 milione litra ne ‘25!

VJET NE NENTOR E PARALAJMEROVA QE DO NDODHTE KJO NE PARLAMENT-JA KU E KENI TE NDODHUR; SOT ME DHIMBSEN BLEGTORET PRODHUES DHE VIJOJ TE PYES:

PERSE NUK DEGJONI?!

Per #MYZEQENE DO BEJ GJITHCKA, KUDO KU TE JEM!!

MYZEQEJA USHQEN TIRANEN, KUJTOJENI KETE!

© Panorama.al

Te lidhura