Një skenë e ndërtuar për një koncert në Indiana, SHBA, është rrëzuar mbi trupat e publikut për shkak të një stuhie, duke shkaktuar pesë të vdekur dhe 45 të plagosur. Njerëzit kanë bërtitur të tmerruar pak para orës 9:00 të mbrëmjes, kur një grup muzikor sapo do të dilte në skenë. Trupat e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën strukturën e skenës, e cila u shemb plotësisht nga era e fortë. Mes 45 të lënduarve ka edhe fëmijë. Erërat u vlerësuan me shpejtësi 96 km/h dhe në atë kohë, pak para rrëzimit të skenës, publiku po evakuohej në një ndërtesë të afërt. Të plagosurit ishin futur në një tunel poshtë skenës. Për t’i nxjerrë u gërmua një vrimë e madhe. Një djalë 17-vjeçar mund të mos ecë më kurrë, pasi kurrizi i tij u thye gjatë aksidentit.











