Enver Petrovci feston fitoren e DWS në pub

Jun 18, 2011 | 12:55

Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci, e ka festuar në pub “Matis” feel good në tarracën e Living Room, fitoren e kupës së edicionit të dytë të “Dancing with the Stars Albania”, një garë 12- javëshe e transmetuar të enjteve mbrëma në “Vizion Plus”. Pas triumfit ndaj Çiljeta Xhilagës, ai ka shijuar pronësinë e makinës Jaguar deri në orët e para të mëngjesit, duke vazhduar në pub kërcimet me balerinën e tij Lori. Në 12 javë, emra të njohur VIP provuan emocione të forta në spektaklin e producentes Olta Dulaku, me regji të Vera Grabockës.

© Panorama.al

Te lidhura