Enkel Demi s’lë gjë pa provuar, tani edhe DJ

Sep 9, 2012 | 11:38

Jeta e natës në kryeqytet hap siparin në “Vila Mercedes” në ish- Living Room Terrace, ku gazetari dhe moderatori i njohur, Enkel Demi, ka shfaqur anën e tij të panjohur më parë, ndërsa ka luajtur muzikë për të pranishmit duke provuar për herë të parë DJ-in. Në një ambient special që “Vila Mercedes” e kishte kuruar posaçërisht për këtë mbrëmje, Demi ka luajtur një program muzikor të zgjedhur. Enkel Demi është i pari personazh i njohur i ekranit që provon të bëjë DJ në “Vila Mercedes”, ndërkohë që do të pasohet çdo javë nga personazhe të tjerë të njohur. Me nje eksperiencë në radion “Club Fm”, Keli e ka ndier veten krejtësisht të familjarizuar në pultin e DJ-it. Kjo përvojë e tij argëtuese përkon me fillimin e sezonit të ri televiziv, ku ai këtë herë lë “Klanin”, për t’u shfaqur në TVSH me programin “Shih”. Paralelisht me “Abc News”, ai shfaqet pasditeve në “Club Fm” me programin “Makinë me dy timonë”,  së bashku me Eduart Ogën, ndërkohë që me projektet e tij ai ka treguar se mund të provojë gjithçka në ekran pa problem.

© Panorama.al

Te lidhura