Energjia, Berisha: Siguri me çdo çmim, gati të ndryshojmë edhe buxhetin

Feb 22, 2012 | 15:17

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka siguruar serish sot se qeveria qe drejton do te beje gjithcka per te garantuar furnizimin e panderprere me energji elektrike, pavaresisht situates se pavaforshme te motit apo cmimit te larte te saj.

Ne mbledhjen e qeverise, Berisha ka pranuar se këto muaj kanë qenë muajt më të vështirë në historinë e vendit për sistemin energjetik.

Por, sipas tij, megjithekete energjia nuk është ndërprerë qoftë edhe një minutë për mungesë të saj, është ndërprerë për defekte teknike.

Berisha deklaroi se situata në kaskadën e Drinit mbetet e pandryshuar, ne nivelt e saj me te uleta dhe per pasoje blerja e energjise do te vijoje.

“Në çdo rast, ne jemi të gatshëm të çojmë edhe buxhetin në parlament, për të gjitha shkurtimet e nevojshme, në mënyrë që të bëjmë gjithçka që energjia, që e konsiderojmë njëlloj të rëndësishme si bukën, ujin dhe medikamentet, të mos mungojë”- tha Berisha.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura