Endri Prifti: Dua vetëm një të dashur, që të vlejë sa për një milion

Sep 16, 2012 | 12:27

Këngëtari i njohur i serenatave korçare, Endri Prifti, dihet që është në momentet e tij më të mira profesionale në lidhje me muzikën, ndërkohë që për jetën e tij private pas divorcit tregohet shumë i rezervuar. Pas baladës “Do vazhdoj të flas”, ai pohon për gazetën “Panorama” se po punon për realizimin e disa këngëve shumë madhështore, që do të shënojnë rikthimin e fuqishëm të vëllezërve korçarë këtë vjeshtë në muzikë. Ndërkohë që këngëtari ka pohuar se nuk ka plan të konkurrojë në festivalin “Kënga Magjike”, që nis nesër prezantimin e këngëve të reja në programin e parë të spektaklit “E Diela Shqiptare” për këtë sezon televiziv në “Tv Klan”.  “Por kemi disa plane për dy programe televizive, për të cilat jemi në punë e sipër, ndaj ende s’mund të japim detaje, ka pohuar Endri. Ndërkohë për sa i përket jetës private, kantautori përgjigjet: “Nuk mund të flas për këtë pjesë, pasi duhet të kem o një o asnjë, në kuptimin duhet të kem një të dashur, që të jetë sa për 1 milion”. Endri dhe Stefi ishin zërat përmbyllës në natën e pestë të festës së “Birra Korça”. Të gjithë pjesëmarrësit iu bashkuan serenatave të kënduara prej tyre për disa orë, duke shënuar shfaqjen e tyre të fundit në publik për këtë verë.

© Panorama.al

Te lidhura