Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme (13 Nëntor) në Tiranë.
Raportohet se i pagosuri është Eduart Reci, i cili njihet edhe si biznesmen. Sipas burimeve, ai është qëlluar me plumb në kokë në një atentat pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.
52 vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, në rrethana ende të paqarta.
Ende nuk dihet autori i ngjarjes, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, raportuan uniformat blu.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al